INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me koalicionin Rama – Meta? Flet Luan Rama

Çfarë po ndodh me koalicionin Rama – Meta? Flet Luan Rama

Publikuar më: 11:05 25-07-2016

Miratimi i reformës në drejtësi, nxori në pah disa probleme në koalicionin qeverisës Rama - Meta. Në publik Ilir Meta dhe Fatmir Xhafa debatuan ashpër, ndërsa Xhafa nuk nguroi të thoshte se “dashuria” mes koalicionit ka marrë fund, por kërkoi që të ruhet qetësia. Ndërkohë në një intervistë për shtypin e përditshëm, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama flet për rezerva për gjithë sistemin qeverisës në vend.
Luan Rama:
“Nëse ne kemi rezerva, përkatësisht pretendime jo vetëm për 2 – 3 ministra, po për gjithë sistemin qeverisës në vend, e bëjmë pikërisht të nisur prej interesit madhor të shërbimit ndaj vendit. Në krye të rendit të angazhimeve tona është jetësimi i reformës në drejtësi, që ndryshimet kushtetuese që u bënë me aq mund, të mos mbeten në letër, por të bëhen të prekshme nga qytetarët. Ndërkaq, me të njëjtin angazhim e përgjegjshmëri do të punojmë për përmbushjen e të gjitha angazhimeve qeverisëse, duke e përkthyer konensusin në votimin e reformës në drejtësi, në vlerë reale që ai mbart e transmeton në mjedisin politik shqiptar”.
Ndërsa në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm elektoral, Rama shprehet se do të jetë Konventa kombëtare e LSI-së që do të vendosë në vjeshtë trendin e qëndrimeve politike të kësaj partie.
Ndërkohë Luan Rama shpreh rezerva dhe për mënyrën se si u hartua dhe u debatua Reforma në Drejtësi, për mungesën e transparencës, por dhe konceptimin e reformës si sfidë personale dhe si mjet kërcënimi për kundërshtarin politik.

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939