INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh në Francë? Policia terror ndaj shqiptarëve

Çfarë po ndodh në Francë? Policia terror ndaj shqiptarëve

Publikuar më: 12:40 13-01-2017

Nëse ju keni ndërmend që të lëvizni me makinën tuaj në Francë bëni mirë që të shmangni Avenue Foch dhe vendin Mazelle. Kështu e nis shkrimin "Lë republicain Lorrain", ku shpjegohet tortura që u është bërë turistëve shqiptarë në Metz. Arsyeja kryesore? Një operacion kontrolli nga ana e policisë, doganave dhe policisë kufitare. Autobusi me turistë nga Shqipëria është kontrolluar në Avenue Foch.

Sipas medias franceze, ky ishte një operacion i parëndësishëm për policinë, i cili ndikoi shumë në trafikun rrugor.

Ndërsa një shqiptar që ka qenë atje i pranishëm është shprehur se ndaj turistëve është ushtruar një sjellje e ashpër, madje një gruaje i ka rënë edhe të fikët.

"Terror sot (dje) në mes të qytetit të Metz-it në Francë, ndalohet autobusi me turistë shqiptarë, i zbritën të gjithë në tokë, valixhet i shpërndanë nëpër rrugë, policia dhe xhandarmëria me armë, një gruaje të moshuar i ra të fikët, isha vetë aty dhe i pashë, por si përfundim asgjë", thotë shqiptari për JOQ.

Nuk dihet se cila është arsyeja e vërtetë e këtij ndalimi të shqiptarëve në mes të trafikut, por edhe vetë media franceze e ka dënuar ashpër. /JOQ/

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111