Bregdeti i Sarandës po bëhet pritësi i shumë jahteve luksoze, kësaj radhe ka pritur jahtin e Emiratit të Katarit Hamad Bin Khalifa Al Thani.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti socialist, Alket Hyseni nërpmjet një postimi në rrjetin social facebook.
“Mbërrin në Portin e Sarandës yachti Katara, pronë e Emirit të Katarit. Sot Saranda mirëpret një mysafir të cmuar, babain e Emirit të Katarit, (ish Emirin) Shkëlqesinë e Tij, Hamad Bin Khalifa Al Thani, i cili do të vizitojë rivierën shiptare, si dhe Durrësin gjatë qëndrimit në Shqipëri”, shkruan Alket Hyseni.