Sot po mbahet samiti i NATO-së në Bruksel dhe liderët e vendeve anëtare janë vënë krah njëri-tjetrit. I pranishëm në inaugurimin e selisë së re, ishte edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili mbajti një fjalim. Por nuk mund të mungonin edhe batutat e tij.
Këtë herë Trump ka ironizuar lidhur me koston e ndërtimit të godinës së re të Nato-s.
“S’kam guxuar të pyes se sa ka kushtuar selia e re Natos, por qenka shumë e bukur”, u shpreh Donald Trump.
Kjo batutë ka shkaktuar hilaritet mes liderëve botërorë, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama. Por ajo të cilës, duket se nuk i ka bërë përshtypje kjo batutë e Trump, ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel. Për të kuptuar këtë gjë, mjafton të shihet mimika e kancelares gjermane.
Epo fundja është gjermane!