INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Champions League

Champions League "marshon" drejt finales. Sonte përcaktohen dy çerekfinalistet e rradhës

Publikuar më: 18:49 09-03-2016

Champions League njeh këtë të mërkurë dy çerekfinalistet e çifteve PSG-Chelsea dhe Benfica-Zenit. Të besuarit e Blanc do kërkojnë të mbrojnë rezultatin e ndeshjes së parë që u zhvillua në “Parc de Prince”. Ndërkohë luzitanët e Benfica-s luajnë 90 minuta “të acarta” në Peterburg të Rusisë kundër kampionëve të Zenit. Dy javë më parë ciftet u përballen mes tyre duke shënuar këto rezultate, PSG-Chelsea 2-1 dhe Benfica-Zenit 1-0. Të martën në mbrëmje kaluan për në fazën tjetër Reali Madridit që mposhti Romën me rezultatin e përgjithshëm 4-0, ndërsa gjermanët e Wolfsburg mundën skuadrën belge Gent me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Article Logic
Execution time: 0.0023379325866699