INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Check-Up me detyrim për administratën dhe të punësuar në privat

Check-Up me detyrim për administratën dhe të punësuar në privat

Publikuar më: 15:55 22-02-2018

Vetë socialistët kanë thirrur në një interpelancë ministren e shëndetësisë lidhur me procesin e zbatimit të Check Up shëndetësori, ku të gjithë qytetarët nga mosha 35 deri në 70 do të kryejnë kontroll mjekësor. Ndërsa deri më sot i janë përgjigjur kësaj thirrje vetëm 68 % e kësaj kategorie, deputetja socialiste Klodiana Spahiu i kërkoi ministres Ogerta Manastirliu që ky kontroll të bëhej i detyrueshëm për të gjithë të punësuarit në administratën publike por dhe në ato të sektorit privat.
Klodiana Spahiu:
“Duhet që Check Up të jetë i detyrueshëm për të gjithë punonjësit e administratës publike dhe për të punësuarit në sektorin privat”.
Një propozim i tillë është mirëpritur nga Ministrja e shëndetësisë, duke paralajmëruar kështu edhe masa ligjore.
Por kjo interpelancë ka nxitur reagimin e fortë të deputetëve të opozitës. Ish ministri i shëndetësisë, kreu i grupit të LSI Petrit Vasili tha se ky projekt ka dështuar.
Petrit Vasili:
“Ju keni dështuar me Check Up, kjo nuk ka sjellë asnjë rezultat pozitiv”.

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324