INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cikloni 'Zorbas' mbërrin në Greqi, përmbytje në disa zona

Cikloni 'Zorbas' mbërrin në Greqi, përmbytje në disa zona

Publikuar më: 08:43 29-09-2018

Cikloni ‘Zorbas’ ka mbërritur në brigjet e Greqisë, duke prekur fillimisht pjesën jugperëndimore të vendit. Deri tani nuk janë raportuar probleme shumë serioze.
Erërat e forta po rrisin vazhdimisht intensitetin e tyre ku gjatë mëngjesit kanë vazhduar shtrëngatat e fuqishme të shiut, ndërsa në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike. Gjithashtu probleme ka në rrugët rajonale për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve. Shërbimi meteorologjik ka njoftuar se cikloni do të përfshijë pjesën perëndimore të gadishullit të Peloponezit dhe më pas pjesën qendrore dhe lindore.
Dallgët shumë të larta dhe shirat e rrëmbyer është paralajmëruar se mund të shkaktojnë përmbytje të mëdha. Cikloni do të lëvizë drejt ishullit të Kretës dhe atyre të detit Egje, ndërsa më vonë pritet të prekë edhe kryeqytetin Athinë, ku gjatë pasdites parashikohen shtrëngata të fuqishme shiu.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105