Ndërsa tensionet mes Greqisë dhe Turqisë shtohen edhe opinion publik e ndjen një gjë të tillë.
Në një sondazh të publikuar nga gazeta greke “Ethnos”, 87% e grekëve cilësojnë Turqinë armikun numrin 1 të vendit.Por sipas tyre të dytët të cilët shihen si armiq janë shqiptarët dhe të tretët maqedonasitë.
47% e të intervistuarve shohin si armik Shqipërinë dhe 45% ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ndërsa një pakicë e vogël prej 10% ndan të njëjtin mendim për Bullgarinë.
Sipas sondazhit nëse këto vende do të integrohen në BE, 56% e grekëve beson se do përmirësohet qëndrimi i Shqipërisë ndaj Greqisë dhe po ashtu edhe i Maqedonisë, ndërsa për Turqinë më shumë se 64% mendojnë se kjo nuk do të ndodhë.