Aldison Belulaj është 23-vjecari i cili pasditen e kësaj të diele vrau me armë zjarri 21-vjeçaren nga Fieri Ariela Murati.
Në foto është i riu i cili sipas asaj që shkruhet në rrjetin social Facebook kishte nisur punën si infermier.
23-vjeçari nga Fieri pasi goditi të renë qëlloi edhe veten dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia në njoftimin për media shprehet se shkak i kësaj ngjarje tragjike të ndodhur pranë Fakultetit të Mjekësisë ishte fakti se e reja kishte refuzuar të lidhej me Belulaj.
Mësohet se i riu ishte grindur edhe me familjarët e vajzës të cilët i kishin kërkuar të mos e shqetësonte.