Lidhur me protestën e opozitës, Ambasada Amerikane në vendin tonë paralajmëroi qytetarët amerikanë që të kenë kujdes dhe të tregojnë një profil të ulët.
I ftuar në emisionin “Kolaudim” në In Tv, gazetari Çim Peka e ka cilësuar këtë shprehje si një përpjekje e ambasadorit Donald Lu për ta përkufizuar me“hile” protestën kundër Ramës si një protestë kundër SHBA-ve.
Vota e Ramës kundër SHBA-ve në OKB qenka qëndrim pro amerikan dhe protesta e opozitës kundër Edi Ramës për trafikun e drogës qenka protëstë kundër SHBA-ve? Ky ishte pikërisht paralelizmi ku Peka e konsideron këtë fakt si një “hile” të menduar mirë pavarësisht se nuk qëndron pasi masivizimi i qytetarëve në protestë ka vërtetuar të kundërtën.
“Më të sigurt se shqiptarët në Shqipëri janë amerikanët, fatmirësisht i duam më shumë se veten sepse nuk kemi tjetër”, u shpreh gazetari Çim Peka në emisionin “Kolaudim”.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: