INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Clinton dhe Trump triumfojnë në New York

Clinton dhe Trump triumfojnë në New York

Publikuar më: 08:04 20-04-2016

Të dy kandidatët fituan në shtetet e tyre lehtësisht më 19 prill dhe që të dy kishin nevojë për këto fitore, në mënyrë që t’i afroheshin më shumë numrit të votave të delegatëve, që u nevojiten për ta fituar nominimin e partive të tyre respektive në konventat që mbahen në verë.

Fitorja e fuqishme dy-shifrore e Clintonit në shtetin që dikur ajo e përfaqësonte në Senatin Amerikan këputi fillin e fitoreve të rivalit të saj demokrat, Bernie Sanders, dhe e bëri pothuajse të pamundur për Sanders-in që ta mposhtë udhëheqjen e saj në votat e delegatëve, që janë të nevojshme për nominim.

“Gara për nominimin demokrat është shtrirë në shtëpi dhe fitorja është në horizont”, ka thënë Clinton, 68 vjeçare, para një mase të përkrahësve të saj në Manhattan.

Clinton ka arritur të fitojë një numër të përkrahësve të Sanders, pas një konkurrence të pavolitshme në New York, ku të dy rivalët i hodhën njëri tjetrin akuza të ashpra.

“Ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa që na ndajnë”, ka thënë Clinton.

Trump, nga ana tjetër, u shfaq i gatshëm të fitojë shumicën ose të gjithë nga 95 delegatët e republikanëve në New York, duke fituar 60 për qind të votës mbarë shtetërore, me më shumë se 3/4 e rezultateve të numëruara.

“Nuk kemi kushedi se çfarë gare, bazuar në atë që po e shoh nëpër televizione”,ka thënë Trump, 69 vjeçar, para përkrahësve të tij në Manhattan.

Ai tha se liderët e partisë republikane që janë munduar ta pengojnë fitoren e tij për nominim gjatë rundit të parë të delegatëve “ndodhen në vështirësi”.

Konventat partiake kombëtare të demokratëve dhe republikanëve mbahen në fund të verës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039727687835693