INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmendet Koreja e Veriut, do ta godasë Europën

Çmendet Koreja e Veriut, do ta godasë Europën

Publikuar më: 09:35 06-09-2017

Për 50 vite me radhë, bota është rritur me kërcënimet e vendit më të rrezikshëm në botë nga Korea e Veriut. Pas tensioneve në kulm mes Koresë së Veriut dhe SHBA me kercenime raketash dhe plasje lufte, alarmi i afrohet Evropes.

Alarmi mbi këtë cështje është dhënë edhe nga ministrja franceze i Mbrojtjes, Florence Parly, në një fjalim përpara ushtarakëve dhe deputetëve.

“Skenari për një konflikt të madh nuk duhet përjashtuar”, ka shtuar Parly.

Ndërkohë, sipas Presidentit rus Vladimir Putin, vendosja e sanksioneve të mëtejshme ndaj Koresë së Jugut është krejtësisht e padobishme.

 “Ata më mirë hanë bar, sesa të heqin dorë nga ambiciet e tyre bërthamore”, deklaroi shefi i Kremlinit në kohën kur Uashingoni përgatitet të paraqesë në OKB një rezolutë të re me masa ndëshkuese akoma më të ashpra se deri tani ndaj vendit komunist.

“Sanksionet e çdo lloji do të ishin të kota dhe jo të efektshme. Ata nuk do ta braktisin programin bërthamor deri në momentin që do të ndihen të sigurtë. Çfarë mund ta ofrojë këtë siguri? Rivendosja e ligjit ndërkombëtar. Ne duhet të promovojmë dialogun mes të gjitha palëve të interesuara në këtë çështje”, tha Putin.

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373