INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çmimi i ujit në Tiranë. Ndër më të ulëtit në krahasim me vendet e tjera të rajonit [VIDEO]

Publikuar më: 17:56 28-07-2017

Shqipëria është një nga vendet me tarifat më të ulëta të ujit për konsumatorët familjarë në rajonin e Ballkanit. Çmimet e ujit në Beograd janë identike me ato të Sarajevës. Konsumatorët e ujit të pijshëm në Beograd për një metër kub paguajnë 0,59 euro ose mbi 78 leke. Në çmim gjithashtu është përfshirë edhe taksa. Tarifat e ujit për konsumatorët familjarë janë më të larta në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, ndërkohë që ujë me çmim më të lirë konsumojnë qytetarët e Maqedonisë dhe Shqipërisë. Në fakt ne vendin tone nuk ka një sistem unifikues të çmimit të ujit për të gjitha bashkitë, por banorët paguajnë kosto të ndryshme në varësi të qytetit ku jetojnë. Vendimi më i fundit i Bashkisë së Tiranës për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm për konsumatorët familjarët në masën 44%, e con pagesën nga 45 lekë/ m3 në 65 lekë/m3. Ndërsa për bizneset, rritja e propozuar është po 44%, nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3. Por Bashkia e Korçës prej vitesh kishte një çmim më të lartë sesa Tirana. Në vitin 2015 banorët e Korçës paguanin 60 lek/m3 ndërkohë që aktualisht paguajnë 65 lek/m3 ujë. Edhe Bashkia e Kamzës tarifon qytetarët me 65 lek/m3 ndërkohë që Durrësi paguan 61 lek/m3 ujë.

Article Logic
Execution time: 0.0023560523986816