Stefano Pioli do të jetë trajner i Interit edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit zikaltër kanë vendosur që tekniku aktual do të drejtojë zikaltërit edhe për edicionin e ardhshëm.
Kujtojmë që Pioli ka një kontratë me Interin deri në 30 qershor të vitit 2018. Së fundmi u përfol se Antonio Conte ose Diego Simeone mund të vendosej në krye të pankinës zikaltër. Por, drejtuesit i kanë dhënë fund të gjithë zërave duke konfirmuar trajner të skuadrës Stefano Piolin edhe për sezonin e ardhshëm