INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cosa Nostra po riorganizohet, çfarë i ndodh trashëgimtarit të ri të mafias

Cosa Nostra po riorganizohet, çfarë i ndodh trashëgimtarit të ri të mafias

Publikuar më: 12:43 04-12-2018

Mediat italiane shkruajnë se grupi i famshëm Italian i mafias Cosa Nostra po organizohet.

Sipas hetimeve të autoriteteve të Palermos, pas vdekjes së bosit të mafies, Cosa Nostra po riorganizonte kupolën e saj, por trashëgimtari i saj është arrestuar.

I arrestuari është 80 vjeç i njohur si Settimino Mineo dhe ai ishte zgjedhur si kreu saj.

Pas vdekjes së shefit të bosit Totò Riina, Cosa nostra u riorganizua, duke zgjedhur si kreun e “Komisionit Krahinor” të Palermos, 80-vjeçarin Settimino Mineo, ish-kreu i mandatit të Pagliarellit. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet e Palermos që çuan në arrestimin e 46 personavetë akuzuar për organizatë mafioze, zhvatje, tituj fiktiv të pasurive, armëmbajtje pa leje dhe dëmtime.

Shefi i ri i mafes, por i vjetër në moshë është ka qenë i dënuar me 5 vjet burg nga ish-gjykatësi Giovanni Falcone. Gjithashtu u arrestua përsëri përpara 12 vjetëve ku bëri 11 vjet burg. Pas daljes nga burgu, Mineo nuk përdorte kurrë telefona prej frikës së mund të përgjohej nga policia.

Prej shumë vitesh Komisioni Krahinor i Cosa Nostrës, nuk ishte mbledhur. Organizimi i parë është bërë me 29 maj, një shenjë se organizata kriminale po riorganizohej duke u përpjekur të kthehej në mafien “e vjetër”.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662