INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çuditë e motit do na lënë pa ushqime! Ja pse...[VIDEO]

Publikuar më: 14:54 19-09-2018

Të varfër po, por dhe rrezikojmë të ngelemi pa ushqime. Këtë herë jo për shkak të politikave shtetërore, por për faj të fenomeneve natyrore. OKB përmes Programit Botëror të Ushqimit paralajmëron se ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike do të shtojnë të uriturit. Për këtë është hartuar dhe një hartë, ku Shqipëria rezulton si vendi me premisat më të mëdha të prekjes nga ndryshimet klimatike, që ndikojnë në sigurimin e ushqimit.

Sipas hartës, në 2050 Shqipërisë do t’i shtohet risku për akses në ushqim me 23%, ndërsa për pjesën tjetër të Ballkanit rreziku është më i ulët. Përkatësisht, 22% për Malin e Zi, 21% për Serbinë dhe Maqedoninë dhe 19% për Bosnjën.
Ndërsa, projeksionet e pas vitit 2050 parashikojnë se Shqipëria do të rriskohet me më shumë se 48% nga efektet e ndryshimeve klimatike mbi ushqimin. Pasi perimet dhe fruta e mbjell do goditen nga përmbytjet e rrebeshet apo thatësira, e gjithnjë e më shumë do të kemi më pak produkte vendase në treg. Kurse shtetet e tjera të rajonit do të jenë më pak të rrezikuar. Sipas OKB-së, ndryshimi i klimës shton rreziqet e urisë dhe kequshqyerjes përmes disa faktorëve.
Shkaqet që do shtojnë urinë:
-Ngjarje ekstreme të motit
-Rreziqet afatgjata dhe graduale të klimës
-Rritja e nivelit të ujrave që shoqërohet me përmbytje të tokave
-Qasja në ushqim, lidhet me rritjen e çmimeve e që jo të gjithë mund t’i përballojnë.

Article Logic
Execution time: 0.001990795135498