INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dadoja mostër që i preu kokën foshnjës: Do jem e lirë për 3 vjet!

Dadoja mostër që i preu kokën foshnjës: Do jem e lirë për 3 vjet!

Publikuar më: 12:06 14-07-2016

Gruaja mostër, Gyulchehra Bobokulova, 38 vjeç, në muajin shkurt vrau vajzën e vogël që kishte në ngarkim ka shpresa se do të dalë shpejt nga burgu. Ajo me aktin makabër të prerjes së kokës të të foshnjës tha se e bërëi aktin si hakmerrej ndaj liderit rus Vladimir Putin për bombardimet në Rusi. Ajo ka shokuar sërisht kur ka thënë se beson se do të jetë e lirë pas tre vitesh. Ekspertiza mjekësore për të ka sqaruar se shanset, që ajo të vrasë sërish janë 50 me 50 %.
Pasi i preu kokën fëmijës ajo doli në rrugët e Moskës duke thirrur ‘Allahu Akbar’ dhe duke terrorizuar kalimtarët, që ishin në stacionin e metrosë.
Në një intervistë të rrallë, nga spitali psikiatrik, ku ajo po trajtohet për skizofreni, ajo ka thënë se është penduar.
“Bëra gabim. Pendohem. Gabim, gabim!”, janë fjalët e Bobokulovas nga spitali psikiatrik që ndodhet në  burgun e famshëm Butyrka Prison.
“I di të gjitha. Duhet t’i nënshtrohen një terapie për tre vite dhe me pas do të më lënë të lirë”, ka thënë ajo duke shtuar se i mungojë fëmijët e saj.
Por mjekëve që e kurojnë thonë se ka pak shanse që ajo të shërohet në 3 vite. Sipas tyre, ajo tashmë është në terapi intensive dhe nëse ajo nuk e merr më mjekimin, ka 50 pëqind mundësi që të vrasë sërish. Më shumë gjasa Bobokulova nuk do të përballet me një gjyq, për shkak të gjendjes së saj mendore. Sipas mjekëve ajo është e çekulibruar dhe nuk janë gjetur ende lidhje të saj me grupe terroriste.

Article Logic
Execution time: 0.0047621726989746