INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Daily Mail’ në kërkim të Habilajt në Vlorë, si mashtroi inteligjencën britanike

‘Daily Mail’ në kërkim të Habilajt në Vlorë, si mashtroi inteligjencën britanike

Publikuar më: 17:36 16-06-2018

“Kush ju ka dërguar? Kush ju solli këtu” në këtë mënyrë i priti gazetarët e britanikes Daily Mail Elidon Habilaj i cili sipas të përditshmes ka arritur të mashtrojë për vite të tëra shërbimet e inteligjencës britanike, duke qenë njëkohësisht edhe një ish-oficer i tyre. Por sot ai jeton në Vlorë

Sipas mediave angleze Habilaj mbërriti në Angli me kamion në vitin 1998 duke pretenduar se ishte shtetas kosovar dhe përdori identitet të rremë, duke u hequr si Bekim Ademi.

“Ai tregoi historinë e familjes së tij dhe tha se vëllain ia kishin torturuar deri në vdekje, ndërsa babai i ishte vrarë gjatë luftës së Kosovës”, citohet në artikull.

“Ai u punësua fillimisht në polici (Scotland Yard) e më pas arriti të bëhej oficer i Agjencisë së Krimeve të Organizuar (Soca) në Londër. Detyra e tij ishte të gjente kriminelë të dyshuar dhe të niste për ta procedurat e ekstradimit”, shkruan Daily Mail.

Por autoritetet britanike zbuluan një bazë të dhënash dhe mashtrimin e shqiptarit, për të cilin u vendos dënimi me 18 muaj burg në mungesë në vitin 2013, ndonëse kishte arritur të arratisej më herët.

Sipas “Daily Mail” ai ka jetuar në arrati për 6 vite dhe shërbimet e inteligjencës britanike për të cilat kishte punuar arritën ta gjenin në periferi të Vlorës pak javë më parë, ku mbikëqyrte ndërtimin e një resorti turistik në pronësi të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0067160129547119