Detaje të reja kanë dalë lidhur me plagosjen e fëmijës 6 vjeçar në fshatin Krastë të zonës së Martaneshit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes babit të 6 vjeçarit dhe shtetasit me iniciale J.K., 27 vjeç.
Shtetasi J.K., është autori i ngjarjes, që ka pasur në shënjestër babain e vogëlushit, por plumbat kapën të miturin.
Mësohet se fëmija ka marrë 3 plumba në pjesën e fytyrës.
I mituri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Peshkopisë.
Burime bëjnë me dije se pritet mbërritja e helikopterit për ta transportuar drejt Tiranës.