INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DAP rrëzon ministren Karabina: Të kthehen në punë dy drejtorët e MAS

DAP rrëzon ministren Karabina: Të kthehen në punë dy drejtorët e MAS

Publikuar më: 16:56 23-06-2017

Departamenti i Administratës Publike dhe Komisioneri i Shërbimit Civil ka vendosur tw rikthejë në detyrë dy drejtorë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të pezulluar nga detyra me urdhër të ministres teknike. DAP dhe komisionari kanë hedhur poshtë urdhrin e Ministres se Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina për pezullimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të MAS, Alqi Kushi si dhe drejtoreshës së TIK, Ornela Koleka. DAP thotë se vendimi për pezullimin e zyrtareve të MAS nga ana e ministres së Arsimit është i pavlefshëm dhe është nxjerrë në tejkalim të kompetencave pasi nuk respekton procedurat ligjore. Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil deklaron se bazuar në ligj ministrja duhet të rikthejë në detyre Alqi Kushin dhe Ornela Kolekën. Sipas KMSHC, “Urdhri i pezullimit të zyrtave të MAS nga Ministrja e Arsimit Karabina është i pavlefshëm”.

Article Logic
Execution time: 0.0022039413452148