INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Debatet Rama- Berisha për Vetingun / Po faji ku mbeti? [VIDEO]

Publikuar më: 19:09 06-12-2016

Janë të shumta debatet e këtyre kohëve për ligjin e vetingut. Por ne kemi përzgjedhur ato më pikantet mes kryeminsitri Rama dhe ish kryeministrit Berisha.

Edi Rama : Nuk e morën ligjin e Vetting-ut ta sillnin këtu dhe të thoshin t’i kërkojmë një opinion komisionit të Venecias, por e çuan drejtpërdrejtë aty, ku shpresojnë të gjejnë kasaphanën që iu duhet, thertoren që iu duhet, për të bërë as më shumë dhe as më pak, por për t’i prerë kokën reformës dhe për ta kthyer reformën si ato pulat pa kokë që rrotullohen rreth vetes disa çaste dhe pastaj shtrihen për tokë, gati për t’u ngrënë nga ithtarët e Ballit Kombëtar se kështu janë këta.

Sali Berisha : Ne kemi dërguar ligjin e vettingut në Gjykatë kushtetuese. Ne e kemi dërguar se në nene të tëra ligji tejkalon, shkelmon, anashkalon përcaktimet kushtetuese.

Edi Rama : Ju nuk e ndaloni dot zbatimin e Reformës në Drejtësi. Nuk keni shans ta ndaloni dot. Thjeshtë ju do ta vononi dhe do ta paguani si “frëngu, pulën” vonesën në zgjedhjet e ardhshme.

Sali Berisha: Mund të filloja fjalën time duke ju drejtuar Edvin Kristaq Ramës me fjalët “kazan” apo “zoti kazan” nuk shkon, me fjalët “legen” apo “zoti legen” nuk shkon.Unë do t’i them sot, së bashku me ju qytetarë, “shoku Xhemal”.

Article Logic
Execution time: 0.0033230781555176