INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debati për “lojrat” tek Parkun i Liqenit - Lubonja: Kujdes, shqiptarë se kur t’ju vijnë mendtë nuk do i hanë as qentë!

Debati për “lojrat” tek Parkun i Liqenit - Lubonja: Kujdes, shqiptarë se kur t’ju vijnë mendtë nuk do i hanë as qentë!

Publikuar më: 20:30 09-03-2016

Debatet për ndërtimin e parkut të lojave tek liqeni ka përfshirë shumë personalitete të shoqërisë civile. Një prej tyre Fatos Lubonja këtë herë në një intervistë ekskluzive për emisionin 3JAT, në In TV, e konsideron absurd ndërtimin e tij duke thënë se jo vetëm që është shpenzim parash i panevojshëm, por dhe se qëllimi është që më pas të ndajnë paratë me klientët e tyre. Lubonja e quan delir të Kryeministrit Rama këtë vepër duke thënë se ai do të verë “vulën” e tij gjithandej, po në vende të bëra, siç dhe ndodhi me tendën e kryeministrisë, me galerinë deri dhe tani me “lojrat” tek liqeni.

“Kjo është vepër e njerëzve të papjekur dhe në një shkrim timin kam thënë se kulti i dhunës përdoret nga politikanë të rinj në mendje, që kujtojnë se historia fillon me ta” - shtoi Lubonja tek 3Jat.


Djemtë, Rudi dhe Mateo e pyetën Lubonjën dhe për një teori konspiracioni të fundit, se Rama organizon vetë protestat, që të dëmtojë kreun e Bashkisë, Erjon Veliaj, por Lubonja është i prerë në përgjigje kur thotë se Veliaj nuk do guxonte të bëntë veprime në kundështim me Ramën, madje e kundërta është e vërtetë, se dhe arkitekti i këndit të lojrave është i njëjti me atë të kullës në Korçë, që Rama e promovoi aq shumë. Fatos Lubonja beson më shumë teorinë se urdhëri ka ardhur nga kryeministri, Rama. Po e keqja sipas Lubonjës nuk është vetëm kjo, por ështq se askush nuk e di si do jetë projekti i lojrave, çdo bëhet më pas dhe se si do vazhojë, pasi ai mendon se ky është presion, që oligarkët i bëjnë Ramës, që kur s’kanë më vende të bukura, ku të ndërtojnë e fitojnë para, kërkojnë të reja.

Po a ka një zgjidhje? Ja ç’thotë Lubonja:

“Protestat e qytetarëve, zbatimi i ligjit, pasi për këtë ndërtim nuk ka leje mjedisore, ndaj dhe policia të mos rrahë protestues, por të kërkojë llogari për këtë, pra për ligj të pazbatura. Nëse Minsitri i Mjedisit për lejen mjedisore nuk jep dot sqarime, Kryetari i LSI-së duhet të shprehet për këtë gjë dhe të mbajë qëndrim politik. Duhet bërë rezistencë si simbol për ruajtjen e vlerave të këtij vendi.”
Lubonja beson tek forca e rinisë dhe i këshillon që të veprojnë. Ndërsa të njëjtën gjë thotë e për shqiptarët duke përmendur dhe një shprehje popullore: Kur tu vijnë mendtë shqiptarëve nuk do ti hanë as qentë

Rudi dhe Mateo e pyetën dhe për “mbrojtjen” e Ramës dhe Veliaj nga Soros, e nëse ky i fundit duhet të zgjidhte mes tyre kë do të veçonte.

Ja ç’mendon Fatos Lubonja:

“Po Edi Ramën Sorrosi, nuk e ka mbështur deri në 1997 para tij ka mbështur të djathtët. Kështu që nuk mendoj se ka kaq shumë ndikim është si teori konspiracioni. Sot vendosin oligarkët, e Edi Rama është kryemaska e oligarkëtve dhe Erjon Veliaj maska e maskës së Ramës.”

Lubonja foli dhe për protestën e të rinjve, që sipas tij është mundësi më e mirë dhe se bashkimi i njerëzve sipas tij është zgjidhje. Ai kujtoi dhe rastin e armëve kimike, që pa dhunë po me protesat masive fjala e qytetarit u dëgjua. Fatos Lubonja argumenton se kur janë pak ka më shumë dhunë kur janë shumë nuk ka dhunë. Sipas tij dhuna është shënjë pafuqie dhe se oligarkët duan mosbashkimin.
Fatos Lubonja ka sqaruar dhe pozicionin e tij në lidhje me atë ç’ka shumë media kanë shkruar duke e cituar, se ai u ka thënë shqiptarëve largohuni nga Shqipëria. E vërteta e Lubonjës është se nuk u ka thënë të ikin po të bëjnë rezistencë dhe vetëm ka shkruar një konstatim se ata kanë ikur se s’kanë më shpresë.

Article Logic
Execution time: 0.0038208961486816