INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dëbora ‘’bllokon’’ veriun, veri-perëndimi nën ujë![VIDEO]

Publikuar më: 09:30 23-03-2018

Ky fund marsi ka sjellë probleme në zonat veriore të vendit, pasi dëbora ka bllokuar disa qarqe. Po kështu nga shirat të bllokuara janë dhe disa fshatra të Shkodrës dhe qarqeve të tjera të vendit. Disa fshatra të thellë të qarkut të Dibrës janë izoluar, pasi trashësia e dëborës arrin deri në 40 centimetra. Dëborë ka rënë dhe brenda në qytet. E njëjta situatë është edhe në Qarkun e Kukësit, ku dëbora ka zbardhur gjithë fshatrat, deri në qytet, duke bllokuar dhe disa nga zonat më të thella malore. Në zonat rurale drejtuesit e makinave duhet të përdorin zinxhirë.
Kurse Shkodra vijon të ketë probleme nga shiu që nuk është ndalur, dhe është alternuar dhe me dëborë, e cila ka rënë me intensitet të ulët dhe brenda në qytet.
Në disa fshatra banorët janë totalisht të bllokuar dhe ushqimet i’u shkojnë vetëm nëpërmjet mjeteve të ushtrisë, ndërsa disa të tjerë janë evakuuar. Një situatë e rënduar paraqitet dhe në qarqe të tjera ku ka përmbytje dhe rrwshqitje dherash. Ndërsa në Orosh të Mirditës 10 shtëpi janë shembur pjesërisht nga erozioni.
Rruga nacionale Shkozet-Durrës pak merta larg mbikalimit ka shumë ujë, pasi një pjesë e kanaleve janë të bllokuara dhe kjo vëshirëson kalimin e këmbësorëve dhe makinave. Edhe në qarkun e Elbasanit janë shënuar rrëshqitje të dherave duke bërë që zonat rurale të jenë pjesërisht të pakalueshme. Probleme ka dhe në porte shumë tragetet janë vonuar, pasi dhe era është e fortë. Sinoptikanët kanë njoftuar që dhe sot moti do të jetë i keq kështu që problemet nga shirat dhe dëbora mund të shtohen në zonat më problematike të vendit, pasi dhe shkrirja e dëborës do të shtojë prurjet në kaskadat e hidrocentraleve. Moti i keq do na shoqërojë dhe gjatë fundjavës ndaj kush ka bërë plane do detyrohet t’i anullojë.

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625