INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklarata bombë, Petry: “Armë” mbi refugjatët!

Publikuar më: 13:17 01-02-2016

Deklarata bombë nga udhëheqësja e partisë “Alternativa për Gjermaninë” Frauke Petry. Në një komunikim për mediat Petry ka deklaruar se policia ka të drejtë të përdorë armët e zjarrit, nëse është e nevojshme për të parandaluar emigrantët dhe refugjatët të cilët tentojnë të kalojnë kufirin gjerman në mënyrë të paligjshme.

Frauke Petry, udhëheqësja e një prej partive skeptike për Europën dhe anti-migrim ka bërë thirrje për një gardh të lartë që do të ndërtohet në kufirin e Gjermanisë me Austrinë. Ajo tha se policia duhet të parandalojë emigrantët e paligjshëm dhe refugjatët me të gjitha mjetet e mundshme, duke përdorur edhe armët e zjarrit.

Propozimi  i Petry u mbështet nga një tjetër anëtar i kësaj force politike, Beatrix von Storch, e cili ka shkruar në faqen e saj në Facebook se, sipas ligjit gjerman, kushdo që shkel kufirin gjerman duke injoruar urdhërin e një roje kufitare për tu ndaluar, konsiderohet një sulmues.

Por, pas këtyre deklaratave,  partia u kritikua nga zëvendëskancelari gjerman Sigmer Gabriel.

“Ne duhet të na mbrojnë nga sulmet,” shkroi Storch.

Por, pas këtyre deklaratave,  partia u kritikua nga zëvendëskancelari gjerman Sigmer Gabriel. 
Article Logic
Execution time: 0.0037648677825928