INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Deklaratat e Ramës për Greqinë [VIDEO]

Publikuar më: 10:10 17-11-2016

Që nga deklaratat e para nacionaliste të Edi Ramës e deri tek postimi i kryeministrit, se “falë një shqiptari Akropoli është ende në këmbë” klima mes Shqiperise dhe Greqise eshte tensionuar se tepermi.

Por çfarë ka thënë Rama ndër vitet e qeverisjes që ka acaruar helenët?

27 Maj. 2015/Edi Rama: “ Nuk është sekret dhe nuk ka filluar me qeverine e re te Athinës përpjekja jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të zgjidhur një cështje të interesit tonë kombëtar dhe interes dy palësh, cështjen e kufirit detar. Nuk kemi ndërmend ta negociojmë interesin kombëtar për të krijuar idenë e një fqinjësie të mirë. Jemi zotuar për një politikë të të jashme me zero probleme me fqinjët. Ne nuk jemi zotuar te mbyllim syte kur shfaqrt nje problem qe nuk e kemi krijuar ne"

3 Nëntor 2016/ Edi Rama... Çfarë bëra apo thashë unë që të meritoja gjithë atë vëmendje në Greqi gjatë këtyre ditëve?! A ma thotë dot kush që ka dy fije mend në kokë, pse fqinjëve tanë të dashur nuk u erdhi mirë që në një postim shumë miqësor në rubrikën time kulturore, unë përmenda Gjergj Dushmanin.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547