INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Deklaratat e tij janë fundi i shtetit”! Meta “nuk fal” thirrjen e Ramës për policinë e shtetit

“Deklaratat e tij janë fundi i shtetit”! Meta “nuk fal” thirrjen e Ramës për policinë e shtetit

Publikuar më: 10:41 17-06-2017

Pas përfundimit të seancës të jashtëzakonshme parlamentare, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta sulmoi Edi Ramën para mediave për deklaratat e djeshme të këtij të fundit.

Kryeministri Rama i bëri thirrje policisë së shtetit të përfshihet në fushatë, ndërsa Meta komentoi se deklarata të tilla janë fundi i shtetit. Ndër të tjera, kryetari i kuvendit dënoi heshtjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, i cili “nuk u shqetësua aspak” nga kjo “thirrje e hapur e përdorimit të policisë në zgjedhje”. Ja fjalët e Metës të mbledhura nga lapsi.al:

“Dua të dënoj heshtjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Cako, që nuk u shqetësua aspak. Është thirrje e hapur e përdorimit të policisë në zgjedhje. E kam thënë dhe më parë që segmente të policisë të përshrira në kultivimin e kanabisit kanë marrë përsipër të cënojnë zgjedhjet. Mbrëmë kam komunikuar me Ministrin e Brendshëm, e kam përshëndetur qëndrimin e tij. Policisë i mjafton njolla e drogës, nuk i duhet njolla e zgjedhjeve”.

Ndërkohë duket se ndjesa që Rama kërkoi për këto deklarata nuk e shpëtoi nga sulmi i Metës, i cili tha se nuk është çështje ndjese pasi Rama ka zgjedhur rrugën e presionit në zgjedhje.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656