INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Deklaratat për Kosovën. Kandidati për president: "Nuk është Serbi" [VIDEO]

Publikuar më: 16:43 30-03-2017

Kandidati për president i Serbisë, Nenad Çanak, ka thënë se retorika aktuale politike në Serbi nuk dallon shumë nga ajo e Millosheviçit. Gjatë një interviste për gazetën “Zëri” , Çanak premton se nëse zgjidhet ai president do të ndërmarrë ndryshimin e Kushtetutës dhe nxjerrjen e Kosovës prej saj, pasi siç shprehet ai “Kosova nuk është pjesë e Serbisë”. Ajo u humb për shkak të politikave të gabuara të shtetit serb ndaj shqiptarëve dhe sepse Serbia humbi luftën në vitin 1999. Sipas tij është e rëndësishme që realiteti të asimilohet si fakt objektiv nga të gjithë në Serbi dhe të mos vijohet me ushqimin e zakonshëm mito-ideologjik. Çanak deklaron se është pro autonomisë së Vojvodinës, Shumadies dhe Sanxhakut, duke propozuar edhe një samit rajonal të presidentëve dhe kryeministrave për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull. Ai shprehet se si një politikan pragmatik që është, rivali i tij Vuçiç do të bëjë gjithçka përveçse të thotë haptazi se Kosova është e pavarur.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111