INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaratat për LGBTI, Lu kritika politikanëve, me kë e ka në veçanti dhe cili është qëndrimi i tyre

Deklaratat për LGBTI, Lu kritika politikanëve, me kë e ka në veçanti dhe cili është qëndrimi i tyre

Publikuar më: 11:30 06-04-2018

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka paralajmëruar deputetët që të bëjnë kujdes lidhur me deklaratat ndaj personave me orientim seksual ndryshe.

I pranishëm këtë të premte  në forumin dedikuar komunitetit LGBTI, ambasadori Lu, përmendi emrat e dy deputetëve dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, duke u kërkuar që të kenë kujdes me atë që thonë, pasi përfaqësojnë elektoratin e tyre.

“Kemi ndjekur Ylli Manjanin, Tritan Shehun dhe Oriola Pampurin. Kini kujdes sepse përfaqësoni edhe elektoratin tuaj”, u shpreh Lu.

Ambasadori amerikan pranon se ka përparime në këto tre vite por se ka ende diskriminim dhe homofobi.
“Është e vërtetë se kam parë përparim gjatë tre viteve të mia në Tiranë, por kam parë dhe diskriminimin dhe homofobi të vazhdueshme. Kam parë fare pak politikanë të gatshëm të marrin pjesë në aktivitete, të mbështesin këtë komunitet siç është marshimi i krenarisë apo mbrëmja gala për indeksin LGBTIQ. Vetëm pak prej tyre kishin kurajo. Mund të përmend Igli Totozani, Vasilika Hysi, Elona Gjebrea dhe Olta Xhaçka”

Ylli Manjani, lidhur me nismën e komunitetit LGBTI për të zhvilluar seminare nëpër shkolla të ndryshme të vendit, kishte bërë thirrje që të rinjtë të bojkotonin ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, që e ka përkrahur gjithnjë kauzën e komunitetit vulnerabël.

Kujtojmw se në postimin e tij në “Facebook”, ish-ministri i Drejtësisë Manjani kishte shkruar:

“Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!! Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.Ky lajm u pëçua dje. Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë! Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!

Edhe deputetja e PD-së, Oriola Pampuri kishte komentuar hapur kundërshtimin e saj në lidhje me këtë çështje:

““Nuk ka absolutisht tagrin askush të përfshihet në leksione të hapura me fëmijë pa marrë miratimin e prindërve. Për shumë fëmijë në shkollat 9-vjeçare por edhe të mesme mund të përbëjë traumë në raste të tilla kur merret kështu informacioni i menjëhershëm nga persona të tillë, të cilët janë pjesë e këtij komuniteti. Ishte komplet në shkelje të të drejtave të njeriut”.

Të njëjtin qëndrim kishte mbajtur edhe deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, duke nënvizuar se “Ministria e Aresimit duhet sa më shpejt të japë shpjegime për këto veprime të pabazuara në ligj dhe të marrë masat përkatëse bllokuese e ndëshkuese”.

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768