INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekriminalizimi, Prokuroria kërkon heqjen e mandateve për dy deputetë/ Emrat

Dekriminalizimi, Prokuroria kërkon heqjen e mandateve për dy deputetë/ Emrat

Publikuar më: 16:20 26-12-2017

Prokuroria e Përgjithshme këtë të martë ka kërkuar heqjen e mandatit për dy deputetë të parlamentit shqiptar.

Në kuadër të procesit të dekriminalizimit bëhet fjalë për deputetët Aqif Rakipi i PDIU-së për të cilin hetimet kanë nisur 6 muaj më parë dhe Gledion Rahovica nga rradhët e LSI-së.

Gjatë hetimeve prokuroria dërgoi në Itali letër porosi për verifikimin e dënimeve për Rakipin.

Po ashtu Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për Gledion Rahovica, deputet i LSI-së për të cilin hetimet kanë nisur në shkurt të 2017

Hetimet nisën në bazë të formularëve të dekriminalizmit të botuar në media.

Kërkesa e Prokurorisë ka të bëjë me të shkuarën e deputetëve të cilët rezultojnë se janë arrestuar në Itali për vjedhje, si dhe kanë përdorë emra të tjerë që nuk i kanë thënë në formularin e dekriminalizimit.

Article Logic
Execution time: 0.0031960010528564