INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekriminalizimi, Prokuroria kërkon të dhëna për Elvis Roshin

Dekriminalizimi, Prokuroria kërkon të dhëna për Elvis Roshin

Publikuar më: 12:23 10-05-2016

Prokuroria e Përgjithshme nis punën për Dekriminalizimin, duke e filluar me një prej emrave më të përfolur të së majtës, Elvis Roshi. Me një kërkesë të posaçme i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të dhëna në lidhje me Roshin.
Shkaqet që e ka detyruar Prokurori e Përgjithshëm për t’i kërkuar ndihmë KQZ-së janë bërë të dhënat në formularin e vetëdeklarimit të Roshit, për të cilat ka paqartësi.
Në formularin e vetëdeklarimit, Elvis Roshi pranon se ishte arrestuar në Gjermani në vitin 2002 dhe më pas është dëbuar nga ky shtet. Sipas Roshit ishte arrestuar për dokumente jo të rregullta, pasi kishte falsifikuar vizën.

Prokuroria e Përgjithshme njofton se krahas angazhimit të saj, pret dhe mirëpret çdo informacion apo indicje nga institucionet përgjegjëse dhe qytetarët mbi rekordet e mundshme kriminale të zyrtarëve, brenda apo jashtë vendit, për të cilat janë parashikuar ndalimet përkatëse në ligjin ”Për Dekriminalizimin”.
Në zbatim të ligjit “Për dekriminalizimit”, Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur dhe një strukture të posaçme, e cila do të verifikojë integritetit të zyrtarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047