INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Del në ankand kapela që vuri Napoleoni në betejën e Waterloo

Del në ankand kapela që vuri Napoleoni në betejën e Waterloo

Publikuar më: 12:17 18-06-2018

Një kapelë ushtarake që i përket Napoleonit, e cila thuhet se është marrë nga fusha e betejës pas disfatës së tij në Waterloo më 1815, do të shitet këtë të hënë në një ankand në Lyon. Ish-perandori francez ishte i njohur për kapelat e tij "bicorne", të ashtuquajturat sepse kishin dy cepa. Veshje e betejës së Napoleonit është kthyer në fokusin e koleksionistëve gjatë viteve.

kapelja_1.jpg

Një burrë me shumë kapele
Kapela që u shit në ankand të hënën, ishte blerë nga një individ privat në vitin 1986. Vlera e saj pritet të shkoj nga 30 000- 40 000 euro. Është një nga 19 kapelat e Napoleonit që mendohet se ekzistojë ende. Perandori mendohet se ka veshur rreth 120 kapele të ngjashme gjatë karrierës së tij. Ai normalisht kishte 12 kapele në shërbim, secila me një jetëgjatësi trevjeçare. Një kapelë e ngjashme, pjesë e një koleksioni të zotëruar nga familja mbretërore e Monakos u shit në ankand për 1.9 milion euro. Ajo u ble nga pronari Harim, i ushqimit dhe bujqësisë në Korenë e Jugut katër vjet më parë. Kjo kapelë me sa duket ishte mbajtur nga Napoleoni gjatë Betejës së Marengos në vitin 1800.

Article Logic
Execution time: 0.0043950080871582