INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Del në ankand shtëpia e fundit e Picassos

Del në ankand shtëpia e fundit e Picassos

Publikuar më: 09:28 12-10-2017

Një vilë në bregdetin francez, ku Picasso kaloi vitet e fundit të jetës së tij do të dalë në ankand të enjten.

Picasso-1b.jpg

Aktualisht e vlerësuar me 20,2 milionë euro, shtëpia, e njohur në zonë si Mas de Notre Dame de Vie u ble në vitin 1961 nga piktori spanjoll, i cili vdiq 12 vite më vonë më 8 prill 1973.

Picasso-Pool-2.jpg

Ajo është e vendosur në kodër rreth katër milje në veri të Kanës, Francë. Kur Picasso bleu shtëpinë, ajo kishte 24 dhoma. Fillimisht shtëpia u shtua me një hapësirë për studio që kishte edhe tarracën e vet. Gjatë viteve pasuese, shtëpia u rrit disa herë më shumë.

Picasso-Living-1.jpg

Shtëpia kryesore përfshin 13.000 metra katrorë me pesë dhoma gjumi dhe nëntë banjot të plotë dhe një gjysmë si dhe dy kuzhina. Një shtëpi mysafirësh ndodhet në një hapësirë prej 4.000 metrash katrorë. Shtëpia e ndodhur mes një kodre ofron pamje mbresëlënëse të Kanës dhe detit.

Picasso-Pool-1.jpg

Pas vdekjes së tij, bashkëshortja e fundit Jacqueline Roque jetoi në këtë shtëpi deri në momentin e vetëvrasjes në 1986.

Picasso-2.jpg

Ishte vajza e tij, Catherine Hutin-Blay e lindur nga martesa e parë, e cila trashëgoi shtëpinë më pas e shiti për një shumë rreth 10 milionë euro. Përpara Pablo Picassos, kjo shtëpi i përkiste familjes Guinness. Ëinston Churchill qëndronte rregullisht gjatë periudhës së pushimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0039269924163818