Forcat e armatosura kanë evokuar 17 familje në zonën e Novoselës dhe Ferras si pasojë e daljes nga shtrati i lumit Vjosa.
Mësohet se deri tani 7 banesa janë nën ujë.
Brenda 1 ore niveli i lumit është rritur me 1 metro, nëse uji vazhdon të rritet edhe 90 centimetra atëherë mund të ketë përmbytje masive të zonave pranë Vjosës.
Sipas Qendrës së Bashkuar Operacioale në 13 orët e ardhshme pritet që prurjet të jenë maksimale nga lumi Vjosë në Novosele.