Një matador për paksa nuk ka ndërruar jetë pasi u godit dhe u ça në pjesën e qafës nga një dem gjatë një spektakli në San Marco të Meksikës këtë të diel.
35-vjeçari Arturo Macias i ka shpëtuar me milimetra vdekjes, pasi briri i demit e ka kapur në pjesën e fytit, fatmirësisht për të plaga ka qenë vetëm sipërfaqësore, shkruan top channel.
Pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, 35-vjeçari është rikthyer në pistë për të vijuar duelin, duke u hakmarrë dhe vrarë demin.