INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denar Biba i frikësuar për zgjedhjet në Kavajë. I shkruan LLallës…

Denar Biba i frikësuar për zgjedhjet në Kavajë. I shkruan LLallës…

Publikuar më: 15:37 05-05-2017

Kryetari i KQZ-së, Denar Biba i ka dërguar një letër kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku i kërkon ndihmë për të mos u bllokuar procesi zgjedhor në Bashkinë e Kavajës, pasi opozita ka lajmëruar se do protestojë.
Letra e Bibës është dërguar, referuar informacioneve të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm të Policisë Haki Çako pak ditë më parë. Ai kërkon që prokurorët të monitorojnë situatën.
Këto informacione konsistojnë në bllokimin e procesit të votimit duke filluar me KZAZ-n numër 42 përmes zhvillimit të tubimeve dhe grumbulllimeve të simpatizantëve të Partisë Demokratike.
“Me vlerësimin se ndajmë të njëjtin shqetësim ndonëse jo të njëjtën përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve do të kërkonim prej jush në respektim të ligjit për të monituruar ekseset e mundshme që mund të ndodhin gjatë protestave”, i shkruan Biba kryeprokurorit.

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934