Një e re gjermane, e cila është paraqitur si një trashëgimtare miliarderi për të mashtruar hotelet dhe bankat në Nju-Jork, është dënuar me të paktën katër vjet burg. "Unë kërkoj falje për gabimet që kam bërë," ka thënë Anna Sorokin, 28 vjeç, pak para se ajo të mësonte fatin e saj për vitet e ardhshme. Nëse nuk do të tregojë sjellje të mirë ajo mund të vuaj deri në 12 vjet burg.
Ajo u gjet fajtore për vjedhjen e më shumë se 200,000 dollarë. Anna Sorokin është vajza e një shoferi kamioni, emigrant rus në Gjermani, e cila shkoi në Nju-Jork dhe u hoq si trashëgimtare miliardere gjermane, që kishte dëshirë të hapte një galeri arti 40 milionë dollarëshe në një prej rrugëve më ekskluzive të qytetit. Prej kësaj gënjeshtre ajo ka hyrë në hotele luksoze, restorante, banka, është takuar me stilistë e drejtues revistash dhe ka jetuar mes luksit. Por e gjitha tanimë ka marrë fund.