INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncimi, Policia zhvillon aksionet antidrogë me makinat e qytetarëve [FOTO]

Denoncimi, Policia zhvillon aksionet antidrogë me makinat e qytetarëve [FOTO]

Publikuar më: 20:12 19-10-2016

Lufta kundër kanabisit duhet çuar deri në fund, edhe nëse është e nevojshme që policia të përdorë makina, të cilat janë bllokuar për shkelje administrative. Një ngjarje e tillë i ka ndodhur një qytetari nga Fieri, i cili është ankuar se vetëm disa ditë pasi i është bllokuar makina e tij për mungesë dokumentacioni, , është nxjerrë në lëvizje me urdhër të Drejtorit të Policisë së Fierit.
Pronari i makinës, Fabiol Lushka e ka denoncuar këtë rast në emisionin Fiks Fare, ku rrëfen se është telefonuar nga njerëz të ndryshëm, pasi makina e tij, me targat e makinës tjetër, ashtu siç është bllokuar, është parë nëpër parcela me kanabis dhe tregon se njerëzit e pyesin nëse punon me antidrogën.

Pas ankesës së qytetarit, gazetarët e Fiks Fare shkojnë bashkë me të në polici për t'u interesuar mbi fatin e makinës. Punonjësit e policisë i sorollatin nga njëra zyrë në tjetrën dhe asnjëra zyrë nuk arrin që të japë një përgjigjje të saktë. Ata pranojnë vetëm faktin se mjeti nuk mund të dalë në qarkullim pa urdhrin e prokurorit. Në këto kushte Fiks Fare u interesua edhe në Prokurori për të mësuar mbi fatin e makinës, por edhe atje na kërkojnë të paraqesim një kërkesë zyrtare për të na treguar se ku ndodhet dhe ku ka përfunduar.
Pas një muaji sorollatje, Fiks Fare kontakton me Policinë e Fierit, e cila më në fund na tregon se ku ka përfunduar makina e bllokuar. Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore, Artan Osmani shpjegon se mjeti, brenda të gjitha procedurave ligjore dhe me urdhër të Ministrisë së Brendshme ka kaluar në pronësi të Drejtorisë së Policisië Fier. Por, sipas tij, ky mjet nuk mund të qarkullojë me targat që ka pasur ditën kur është bllokuar, pasi ato janë tërhequr dhe nuk ndodhen aty. Madje, ai i tregon targat që janë brenda në dosje.


Por, nga verifikimi i kryer nga Fiks Fare rezulton se ky mjet ka dalë po me ato targa në qarkullim. Makina është çuar në një servis, pasi nuk ndizej. Pronari i servisit tregon se makina është çuar me urdhër të Drejtorit të Policisë së Fierit dhe nuk i janë hequr targat, por ka dalë në qarkullim me të njëjtat targa, të cilat janë në pronësi të qyetarit, pasi i përkasin makinës tjetër që ai zotëron. Pra makina ka dalë në qarkullim për llogari të policisë me targat që i parkasin qytetarit, veprim që sipas shefit të Komisariatit Rrugo është i ndaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332