INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncoi parcelat e hashashit. Vritet me breshëri automatiku 42-vjeçari

Denoncoi parcelat e hashashit. Vritet me breshëri automatiku 42-vjeçari

Publikuar më: 17:47 06-09-2018

Një person është gjendur i vrarë me armë zjarri në Memaliajt të Tepelenës. Mësohet se viktima është Alket Muho, 42 vjeç. Ai u gjet i pajetë në Gllavë të Memaliajt, në fshatin ku edhe jetonte. Dyshimet e para lidhur me ekzekutimin e 42-vjeçarit lidhen me një sinjalizim të bërë nga ai disa ditë më parë te organet ligjzbatuese mbi disa parcela me hashash. Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator ka informuar policinë lokale, që ka ndërhyrë dhe ka asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike. Ndërkohë, ditën e sotme, efektivët e kanë gjetur të pajetë Muhon. Nga këqyrja parapake e kufomës, ekspertët e policisë kanë vlerësuar se ai është qëlluar me breshëri automatiku. Po vijojnë hetimet.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434