INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deportimi i 6 'gylenistëve', Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm e shefin e Inteligjencës

Deportimi i 6 'gylenistëve', Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm e shefin e Inteligjencës

Publikuar më: 09:14 30-03-2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt dhe shefin e Inteligjencës Driton Gashin.

Vendimi ka ardhur pas urdhrit të Sefajt për deportimin drejt Turqisë të gjashtë mësuesve të një kolegji turk në Prishtinë, të cilët akuzohen nga Erdogan si mbështetës të klerikut Fetullah Gylen.

“Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet”, thuhet në dokumentin e Haradinajt i cili ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gjashtë mësuesit e deportuar ishin drejtues të Kolegjit "Mehmet Akif".

Vendimi për dërgimin e tyre në Turqi shkaktoi mjaft reagime ditën e djeshme në Prishtinë, ndërsa Haradinaj paralajmëroi masa të ashpra ndaj përgjegjësve të këtij akti.

Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771