Një ditë përpara seancës plenare është mbajtur mbledhja e grupit kuvendor të Partisë Socialiste. E drejtuar nga kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, mbledhja ka zgjatur rreth 60 minuta. Burime pranë selisë rozë bëjnë të ditur se diskutimet gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura janë fokusuar në projektligjin për moratoriumin 5 vjeçar të gjuetisë.
Mësohet se disa deputetë socialistë janë shprehur kundër kësaj nisme, edhe pse nuk bëhet publike detaje të tjera.
Ndërkohë një ditë më parë komisioni përgjegjës, ai i Veprimtarisë Prodhuese miratoi vetëm me votat e maxhorancës moratoriumin 5 vjeçar të gjuetisë. Ndërkohë demokratët kërkuar që moratoriumi i gjuetisë të jetë 10 vjeçar.