INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i PD-së ngre alarmin: 8000 studentë rrezikojnë shkollën për këtë arsye

Deputeti i PD-së ngre alarmin: 8000 studentë rrezikojnë shkollën për këtë arsye

Publikuar më: 17:18 26-09-2017

Pak  ditë nga nisja e vitit të ri akademik, deputeti demokrat Lucciano Bocci ka deklaruar se  gati 8 mijë studentë shqiptarë që duan të studiojnë jashtë vendit rrezikojnë shkollën për vulën apostille të qeverisë shqiptare.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij në “Facebook” ai thekson se i gjithë ky problem është për faktin se mungon vula apostille që lëshonte ish-Ministria e Punës e Çështjeve Sociale, e cila sipas tij bëhen të pamundur legalizimin e dokumenteve në Ministrinë e Jashtme, që tashmë është riemërtuar Ministria për Europën dhe Politikën e Jashtme.

MESAZHI I BOÇIT

Gati 8000 studentë shqiptarë që kërkojnë të studiojnë jashtë vendit si dhe ata që kanë fituar një bursë, por dhe qytetarë të tjerë, rrezikojnë gjithçka vetëm për një vulë.

Bëhet fjalë për vulën apostille që lëshonte ish Ministria e Punës e Çështjeve Sociale.

Pa këtë vulë bëhet e pamundur legalizimi i dokumentave në Ministrinë e Jashtme (desh harrova…) dhe të Europës.

Thënë ndryshe shtetin tonë “vulëhumbur”, nuk i gjendet vula apostille.

Me çorganizimin e organizuar të kabinetit të ri qeveritar, qytetarët nuk kanë derë ku të shkojnë për hallin e tyre.

Ndërkohë, asnjë nga Ministritë e mundshme nuk e merr përsipër një detyrim të tillë, mgjs na paskan biseduar për këtë disa orë rresht “me dyer të mbyllura”!!!???

Hajde e thuaj po deshe pastaj që këta po qeverisin pa qytetarët?

Article Logic
Execution time: 0.0031001567840576