INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deri kur duhet të presë Tahiri që të arrestohet?Kush e ka në dorë fatin e tij

Deri kur duhet të presë Tahiri që të arrestohet?Kush e ka në dorë fatin e tij

Publikuar më: 15:53 21-10-2017

Ish ministri Saimir Tahiri pavarsisht mbledhjes së mandateve të ditës së sotme nuk do të mund të arrestohet deri ditën e mërkurë.

Ishte vetë kreu i Grupit Paralamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili gjatë konferencës për mediat u shpreh se të mërkurën do të mblidhet kuvendi ku këshilli i mandateve do të paraqesë raportin më të saktë.

Këshilli i mandateve pas mbledhjes së orës 10 të së shtunës, vijoi punimet me dyer të mbyllura, në mënyrë që të paraqesë raportin përfundimtar për deputetin Tahiri.

Mësohet se me shumë mundësi ky këshill të dalë edhe me dy raporte të ndryshme cka do të thotë që fati i ish ministrit do të jetë në duart e deputetëve.

Article Logic
Execution time: 0.0032279491424561