INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshmon mikesha e të resë shqiptare që e vrau i ati në Australi, prindërit i thonin ku*vë… [FOTO]

Dëshmon mikesha e të resë shqiptare që e vrau i ati në Australi, prindërit i thonin ku*vë… [FOTO]

Publikuar më: 09:02 26-07-2019

Dy ditë pas vrasjes së 20 vjeçares shqiptare në Australi kanë folur për mediat mikeshat e saj. Sabrina Lekaj problemet e vazhdueshme me prindërit i ndante me shoqet e saj.

Mediat kanë publikuar disa mesazhe që 20 vjeçarja i kishte dërguar shoqes së saj dhe ku tregonte marrëdhëniet e vështirë që kishte me të ëmën.
‘Sapo qava. Kam qenë vërtetë e mërzitur sepse mami më thotë gjithmonë ku*vë’, i shkruante Sabrina shoqes.
20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, e goditur me thikë, pak orë pasi ishte ndarë nga shoqet. Mamaja e saj telefonoi policinë të paktën një orë pasi vajza kishte vdekur.
Policia gjeti babain 49-vjeçar pranë saj, brenda në makinë, të lyer me gjak dhe me plagë thike në bark.
Policëve iu desh të thyenin xhamin e makinës që t’i nxirrnin të dy. Babai u mor në pyetje dhe më pas u mbajt i arrestuar, ndërkohë që ndaj tij është ngritur akuza për vrasjen e së bijës. Ai pritet të dalë në gjyq këtë të premte, pasi është operuar për plagët.
Familja që jeton në Adelaide të Australisë është me origjinë nga Shkodra, ndërsa vajza njihej si studente e zonja dhe pianiste e talentuar.

sabbbb.jpg

baokok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107