INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Dështimi" i parë i zbatimit të reformës: Nishani nuk hedh shortin për anëtarët e KED

Publikuar më: 10:43 16-08-2016

Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk do të hedhë shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Lajmi është bërë publik nga vetë kryetari i shtetit në faqen zyrtare të presidencës në internet. KED, është një institucion i përcaktuar në Kushtetutën e re, e cila u miratua me konsensus në seancën plenare të 21 Korrikut. Nëpërmjet një argumentimi të gjatë në faqen zyrtare të Presidencës, Bujar Nishani thotë se është në kushte të mungesës ligjore për të vepruar, edhe pse Kushtetuta ka përcaktuar se përzgjedhja e anëtarëve të KED të bëhet 5 ditë nga hyrja në fuqi të ligjit themeltar të shtetit. Por kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve, sipas Presidentit, do të përcaktohen me një ligj të posaçëm, i cili nuk është hartuar dhe më pas miratuar nga institucionet përkatëse.
Bujar Nishani:
“Në pozitën e Presidentit të Republikës vlerësoj se nuk mund të ushtroj të drejtën e përzgjedhjes me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përsa kohë mungon ligji i posaçëm që përcakton kriteret e tjera për kualifikimin e kandidatëve që do t’i nënshtrohen shortit.
Afatet e vendosura nuk mund të respektohen dhe çmoj se dispozitat përkatëse të Kushtetutës duhet të rishihen, referuar edhe ligjeve të tjera referuese që do të miratohen”.
Për këtë vendim, kreu i shtetit thotë se është konsultuar jo vetëm me ekspertë të fushës por dhe me faktorin politik, i cili është dhe përgjegjës për miratimin e posaçëm të ligjit.
Bujar Nishani:
“Presidenti i Republikës në këtë moment të parë të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese është konsultuar me ekspertë të fushës, forcat politike në vend, të cilat bënë të mundur unfikimin e votës në një proces kaq të rëndësishëm si dhe me Kuvendin e Shqipërisë.
Faktori politik ka pranuar se Kushtetuta në shumë raste ka referuar në ligje të tjera të posaçme, të cilat e bëjnë të mundur zbatimin e Saj, dhe njëkohësisht ka pranuar se është e pamundur të respektohen afatet e vendosura me qëllim ushtrimin e një kompetence efektive nga Presidenti i Republikës dhe për më tepër të respektimit të kushtetutshmërisë funksionale”.
Presindeti Nishani ka shfrytëzuar këtë momenti për ti bërë thirrje klasës politike shqiptare që të vijojë punën për miratimin e ligjeve në funksion të reformës në drejtësi, në mënyrë që ajo të gjejë zbatim.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793