Një nënë ka humbur jetën pas lindjes së foshnjës së saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Vlorës mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve viktima, Elda Beqon 30-vjeç është paraqitur në urgjencë me dhimbjet e lindjes e menjëherë ka hyrë në sallën e lindjes por që pak minuta më pas ka pësuar një atak që dhe i mori dhe jetën.Mjekët janë mundur ta shpëtonin por pa rezultat.
Sipas burimeve mjekët kanë mundur të shpëtojnë vetëm jetën e foshnjës i cili është i gjinisë mashkull dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore.