Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Klos kur një burrë ra nga një shkëmb.
Mësohet se viktima është 53 vjeçari me inicialet S.B dhe se ngjarja ka ndodhur për arsye aksidentale.
NJOFTOIMI I PLOTË
Rreth orës 12:30, datë 14.04.2018, në vendin e quajtur "Xhabëz", në malin e fshatit Dars, në Klos, duke punuar është rrëzuar nga shkëmbi shtetasi S.B, rreth 53 vjeç.
I dëmtuari po transportohet me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar. Nga veprimet paraprake të kryera nga policia dyshohet se është ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje