INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja/Atentati në Elbasan ishte i paralajmëruar, një person është rrëmbyer në mes të qytetit përpara vrasjes[FOTO]

Detaje të reja/Atentati në Elbasan ishte i paralajmëruar, një person është rrëmbyer në mes të qytetit përpara vrasjes[FOTO]

Publikuar më: 10:12 30-12-2018

Një atentat me armë tronditi mbrëmë qytetin e Elbasanit, ku mbetën të vdekur tre persona, mes tyre edhe një shtetas turk.

Nga breshëria e plumbave humbën jetën Endrit Alibej 34 vjeç, nga Elbasani dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç po nga Elbasani si dhe shtetasi turk i identifikuar si Erdal Duranay, 51 vjeç.

Por mesa duket kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar, pasi mbrëmjen e djeshme në mes të qytetit të Elbasanit, është rrëmbyer shtetasi Aurel Guni.

Këtë fakt e ka pohuar gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili i ftuar në studion e lajmeve të televizionit Report TV, ka treguar se shtetasi Aurel Guni dyshohet se është marrë peng për llogari të një grupi kriminal shumë të njohur në Elbasan, ndërkohë që u ka bërë thirrje mediave të raportojnë ngjarjen, në të kundërt do të kishim pasoja edhe më të rënda.

Hoxha ka bërë me dije se Bexhet M. në mirëbesim, për shkak të njohjes së mëparshme ka hipur në automjetin e viktimës, Aurel G. dhe janë drejtuar fillimisht drejt qendrës së qytetit dhe më pas kanë marrë drejtimin për te Universiteti “Aleksander Xhuvani”.

Por pak momente pas kësaj deklarate të Hoxhës, rreth 1 orë më pas, ndodhi dhe përplasja me armë zjarri, ku tre viktimat teksa lëviznin me mjetin e tyre Range Rover, janë qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë tjetër.

Shkak i atentatit dyshohet të kenë qenë pazaret e drogës në Holandë, ku viktimat jetonin prej vitesh.

aurel_guni.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.00350022315979