INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja nga krimi makabër në Durrës [FOTO]

Detaje të reja nga krimi makabër në Durrës [FOTO]

Publikuar më: 11:09 29-06-2017

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja makabre në Durrës.

Policia ka bërë me dije se autori është djali i viktimave dhe është identifikuar si Leonard Nika dhe në momentin e krimit ka qenë në gjëndje të dehur.

Uniformat blu kanë bërë me dije se bashkë me autorin ka sekuestruar edhe armën e krimit.

Sipas fqinjëve, 29-vjeçari Leo Nika, kishte disa kohë që ishte kthyer nga Italia, dhe ishte një djalë i shoqërueshëm, por kohët e fundit vuante nga një gjendje depresive, dhe pothuajse nuk fliste fare.

“Ne dëgjuam vetëm krismat. Djali ishte papunë, sapo ishte kthyer nga Italia. Kishte kohë që erdhi nga Italia, gati 1 vit. Prindërit i kishte pensionistë. Takoheshim çdo ditë në mëngjes. Ai ishte burrë i urtë, edhe djalin e njihja, të mirë ishin”

leo-nika-3.jpg

leo-nikaaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0015780925750732