INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja nga skandali i të sëmurëve mendorë, në Shkodër

Detaje të reja nga skandali i të sëmurëve mendorë, në Shkodër

Publikuar më: 10:03 02-06-2016

Video makabre e realizuar në Qëndrën e Zhvillimit në Shkodër ku të sëmurët mendorë lidheshin me zinxhira ka nisur të komentohet dhe nga punonjës të vetë qëndrës. Një prej tyre Vera Maçurreli hedh një dyshim të fortë në lidhje me vërtetësinë e saj. Ajo thotë se video është bërë nga një ish punonjës. Sipas saj Leonard Hila i ka lidhur të sëmurët dhe më pas i ka filmuar pacientët dhe është larguar nga puna për thyerje discipline.

Ja fjala e Maçurrelit:
“Video është bërë nga ish përgjegjësi Leonard Hila, i cili është është larguar nga puna për thyerje disipline. Hila i ka marrë të sëmurët i ka lidhur dhe i ka filmuar dhe është ai që duhet të ishte në burg. Ne jemi të gatshëm që të filmohen të gjitha ambientet, hekura të tillë nuk ekzistojnë”.

Një ditë më parë edhe Prokuroria e Shkodrës raportoi se në këtë qëndër ka ndodhur e një skandal edhe më i madh. Nga ekspertiza mjeko-ligjor, ka rezultuar se 3 vajza në moshë madhore, me probleme mendore, kanë mbetur shtatzënë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme. Hetimi i organit të akuzës ka zgjatur dy javë dhe për këto fakte tronditëse janë arrestuar drejtoresha dhe një infermiere e Qëndrës së Zhvillimit, të dyshuara për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Article Logic
Execution time: 0.0040519237518311