INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detajet e pa thëna të rrjetit të drogës Shqipëri-Siçili

Detajet e pa thëna të rrjetit të drogës Shqipëri-Siçili

Publikuar më: 15:02 18-10-2017
Itenerari I biznesit konsistonte në disa rrugë të vazhdueshme vajtje-ardhje ndërmjet shtetit Ballkanik dhe juglidjes së ishullit të Siçilisë nga ana e Habilajve dhe bashkëpuntorëve të tyre. Takime me blerës nga Katania dhe Ragusa si Antonio Riela dhe Angelo Busacca. Antonio Riela ishte referenti në Catania për familje të ndryshme mafioze, ndërsa Angelo Busacca ishte një tregtar fruta perimesh në merkaton “Vittoria”, I arrestuar në muajt e shkuar sepse kishte shfrytëzuar punëtorët në serrat e tij. Vendet në të cilat lëviznin personat e arrestuar ishin ndërmjet Katanias, Lentini, Augusta, Modica dhe Vittoria dy ditë më parë se të binin pre e kurthit të Guardia di Fincanca të Katanias, nën urdhëresën e “Prokurorisë Etnike”. Një biznes “lulëzues” por I rënë disa herë në kriza nga sekuestrimet e herë pas hershme nga policia Italiane. Është pikërisht Moisi Habilaj, i cili bënte llogaritë e hyrje-daljeve. Shuma që priste nga Katanezët kapte shifrën e 1 milionë e 670 mijë euro, ndërsa detyrimet që duhet të dërgonte në Shqipëri arrinin diku tek 600 mijë euro. Në gjithë këtë skemë ata që përkufizohen si “më problematikët” janë “Renato dhe Shteti”. Renato është një nga furnizuesit shqiptarë, por pjesa që i tërheq më shumë vëmendje hetuesve është fjala “Shteti” ku shpjegohet se fshihen anëtarë të policisë shqiptare, pjesë e bllokut të rrogave që paguante Moisi Habilaj.
Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115